Aleati i Navalny bën thirrje për protesta ditën e zgjedhjeve: Le të jetë trashëgimia e tij

schedule13:51 - 27 Shkurt, 2024

schedule 13:51 - 27 Shkurt, 2024

Leonid Volkov, bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, tha sot se protesta që Navalny bëri thirrje më 17 mars, ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, do të jetë “testamenti i tij i fundit”.

Volkov u bëri thirrje rusëve që të mblidhen atë ditë kundër presidentit rus Vladimir Putin, diçka që Navalny bëri thirrje për rreth dy javë para vdekjes së tij.

Volkov tha se do të jetë gjithashtu një “miting zie” në kujtim të Navalny dhe përmbushjes së thirrjes së tij për të protestuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!