Aleatët prezantojnë platformën e tyre dhe bëjnë thirrje për protesta

schedule12:54 - 1 Maj, 2019

schedule 12:54 - 1 Maj, 2019

Pesë drejtuesit e partive aleate të PD, pjesë e Grupimit të Qendrës së Djathtë, vijojnë takimet për parashtrimin e zgjidhjes që ofron platforma e tyre.

Një ditë pas takimit me presidentin e republikës Ilir Meta, Grupimi i Qendrës së Djathtë ka vijuar takimet me pjesë të strukturave dhe mbështetësve të subjekteve politike që drejtojnë në qytetin e Durrësit.

“Kur vendi shkon drejt greminës për shkak të uzurpimit të pushteteve, president i i republikës si i vetmi institucion kushtetues deklaroi se pajtohet me shqetësimin tonë se nuk ka më funksionim kushtetues ky vend”, deklaroi Mediu.

Kjo për pesë partitë opozitare aleatë të Partisë Demokratike, relfekton negativisht në çdo qytet të vendit.

“Korrupsioni ne nivele qeveritare ka arrit kulmin. Sot monument culture vetem betoni ne durres”, tha Duka.

Për ktë durrsakëve i propozojnë zgjidhjen e tyre.

“Ky grupimi i vogël Brenda grupimit të madh kërkon një ligj që shqiptari të ketë të drejtë mazhoritare. Ose rikthejme zona apo liste të hapur”, theksoi Shehi.

Tashmë rradhën e fjalës e kanë institucionet shtetërore dhe vetë populli sipas tyre.

“Topi nuk është në fushën e opozitës. Opozita bëri sakrifikacën maksimale, Jepni mesazhin tuaj”, tha Vangjel Dule.

Për këtë, i ftojnë qytetarët të protestojnë.

“Pjesëmarrja e të gjithëve në protesta është e domosdoshme, në 11 Maj ju ftoj të gjithëve në Tiranë”, u bëri thirrje pjesëmarrësve Ndoka.

Pasditja e 11 majit do të shënojë edhe protestën e katërt kombëtare nga nisja e valës së protestave opozitare që rezultoi me djegien e mandateve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!