Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për mbështetjen e aleatëve të NATO në një konflikt të mundshëm me Iranin.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se SHBA është informuar nga shumica e aleatëve të NATO-s se “nuk duan të përfshihen” në luftë.
Ai shtoi se nuk është i surprizuar nga ky qëndrim:
“Ne do t’i mbrojmë ata, por ata nuk do të bëjnë asgjë për ne, sidomos në një moment nevoje.”
Trump vazhdoi duke theksuar se SHBA nuk ka më nevojë dhe as dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s.
“NUK KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E ASKUJT,” shkroi ai.
Deklarata e tij pritet të nxisë reagime në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatëve të saj tradicionalë.


