Analisti Arben Meçe, në një intervistë në “Special Report” në ABC foli për dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si edhe sjellja e opozitës në Kuvend.
Analisti Meçe u shpreh se sjellja dhe dhuna e opozitës është e patolerueshme, dhe se ka për qëllim që të bllokojnë punën e institucioneve.
“Mendoj që duhet të respektojmë një të vërtetë të madhe që po ndodh tashmë në të gjithë rajonin, në Europë dhe politikën globale. Vala e luftës së ftohtë do të jetë prezente dhe është prezente edhe në Shqipëri. Sjellja e opozitës në parlament është e patolerueshme pasi me dhunë tenton të pengojë funksionalitetin e Parlamentit. Akti i djeshëm ishte i shëmtuar, kërkon të bllokojë funksionimin e institucioneve. Përpjekja e ndërkombëtarëve është e qartë për të prodhuar normalitet. Aleatët tanë kanë bërë thirrje për normalitet. E vërteta është që lufta e ftohtë në Shqipëri po bëhet më evidente. Në këtë moment është e pozicionuar jo vetëm si qeverisje por edhe si popull në pozicionin euroatlantik”, ka thënë ai.
/abcnews.al/