“Aleancë të fortë mes Kosovës dhe Amerikës”, Pacolli: Është koha për të udhëhequr

schedule15:32 - 2 Mars, 2020

schedule 15:32 - 2 Mars, 2020

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të hiqet 100 për qind taksa për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.  

Në një postim në “Twitter” ai shkruan se kjo është mënyra e vetme që Kosova të çoj përpara proceset e lëna në gjysmë.

Sipas, Pacollit duhet të bëhet pa kushte dhe pa afate, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa para-kushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara, të cilët duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkruan Pacolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!