Aleancë Rusi-Kinë-Turqi? Putini do të takohet me Erdoganin dhe Xi Jinpingun, e konfirmon zyra e Kremlinit

schedule22:30 - 13 Shtator, 2022

schedule 22:30 - 13 Shtator, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takohet në ditët në vijim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderin e Kinës Xi Jinping .

Tre liderët do të takohen në Uzbekistan, gjatë Samitit të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili do të zhvillohet më 15 dhe 16 shtator.

Takimi i Putinit me secilin president veçmas u konfirmua nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Usakov, i cili deklaroi se Putini dhe Erdogani dialogojnë vazhdimisht edhe në telefon, raporton abncnews.al.

“Ka shumë çështje që po negociohen, siç është gruri, janë çështje për të cilat Turqia luan një rol shumë pozitiv. Ka shumë tema në takimin mes Erdoganit dhe Putinit”, tha këshilltari i Kremlinit.

Një pjesë e rëndësishme e takimit do t’i kushtohet çështjeve ekonomike si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Soçi më 5 korrik. Usakov tha se do të ketë gjithashtu një takim midis Putinit dhe presidentit kinez Xi Jinping si pjesë e samitit.

“Qasja e Kinës ndaj Ukrainës është e balancuar, ajo i kupton arsyet e detyrimit të Rusisë për të nisur një operacion special ushtarak. Sigurisht, liderët do të vlerësojnë gjithashtu nivelin e paprecedentë të besimit në partneritetin strategjik dypalësh të vendeve të tyre”.

Gjithashtu, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Indisë po zhvillohen me shpejtësi, Ushakov tha: “Marrëdhëniet tona me Indinë po zhvillohen, tregtia jonë u rrit me 120% në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!