Macron mbështet idenë e Ramës: Sekretariat që të bashkërendojë aktivitetet në kuadër të KPE-së

schedule13:40 - 16 Maj, 2025

schedule 13:40 - 16 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot në Tiranë se “mbështet idenë e kryeministrit Edi Rama për ngritjen e një sekretariati që të bashkërendojë aktivitetet në kuadër të KPE-së”.

“Është koha siç e sugjeroi edhe Edi të ngrihet një sekretariat që të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të KPE-së dhe ndoshta që të kemi ose të përfshijë edhe praninë e Këshillit Evropian dhe kjo do të ishte e dobishme”. tha ai ndwrsa shtoi

“Deri tani më nuk kemi kuptuar se përfaqësojmë 700 milionë banorë shumë më tepër se ai amerikan, shumë më koherentë,  po të shikoni nivelin mesatar është edhe me më ndikim se sa tregu kinez. na duhet të rrisim bashkëpunimin e të punojmë për këtë duke hequr barrierat tregtare që kjo Evropa jonë e madhe të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Kjo është çfarë po bëjmë kur themi kjo është edhe pjesë e diskutimeve midis BE dhe mbretërisë së bashkuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!