Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aleanca ylberiste mbron Bardhin: Denigrohet nga Zegjineja/ Mahmutaj: Gazit nuk i ka ngelur më burrëri

schedule23:45 - 3 Mars, 2026

schedule 23:45 - 3 Mars, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në ABC News. Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të shtuar politik, teksa Aleanca Ylberiste ka dalë në mbrojtje të Bardhit pas përplasjeve publike me Zegjinenë.

Mahmutaj u shpreh se Bardhi “ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes”, duke paralajmëruar se kjo strategji, sipas tij, mund t’i kushtojë mbështetjen elektorale. Ai e cilësoi situatën si një përplasje që dëmton imazhin e opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se sjellje të tilla po e çojnë forcën politike “poshtë e më poshtë”.

Në analizën e tij, gazetari përfshiu edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës së ashpër dhe për mungesë alternativash politike. Sipas Mahmutajt, tensionet e brendshme dhe retorika përplasëse rrezikojnë të thellojnë krizën në radhët e opozitës dhe të largojnë votuesit tradicionalë të saj.



“Gazmend Bardhi ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes, pasi tani do të denigrohet edhe nga elektorali, nuk ka për të votuar njeri. Jemi në momentin që Gazit nuk i ka mbajtur më asnjë fije burrërie dhe po merret nëpërkëmbë nga Zegjineja. Nga kjo përplasje me Zegjinenë, Gazi ndjehet i lumtur, duke i bërë shenjë me gisht, e shan. Edhe e shan, edhe shkon ankohet, kjo nuk shkon. Nuk arrij ta kuptoj këtë dyfytyrësie.

Berisha ka sharë në Komisionin Europian, ku ka sharë një ministre dhe me atë nuk është marrë asnjë njeri. Berisha ka plot raste njëra pas tjetrës që ka sharë dhe ofenduar. Tek vila, 31, edhe ta djegës prapë jargët e Berishës janë, që është ngjitur pas fëmijëve të Enver Hoxhës. Berisha e di që ajo nuk është një vilë qeveritare, por është në përdorim nga institucionet e artit dhe të kulturës. Berisha bën artin e  tij, të dhunës dhe të maskarallëkut, ku nuk prodhon dot asnjë ide politike, por shkon direkt tek dhuna. Gazemend Bardhi nuk e nderon fare PD dhe opozitën, nuk e mbroj fare, kjo e shkatërron. Këta lloj votuesish kanë për ta braktisur partinë. PD po ikën poshtë e më poshtë”, tha Mahmutaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!