“Aleanca për Shqiptarët” mbështet propozimit francez, Zaev: Propozim mbron interesat e maqedonasve

schedule15:57 - 4 Korrik, 2022

schedule 15:57 - 4 Korrik, 2022

“Aleanca për Shqiptarët” ka mbështetur propozimIn francez që do t’i hapte rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat me bashkimin evropian. Lideri i partisë, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se gjuha identiteti dhe historia janë të mbrojtura.

“Nuk behet fjale per pranimin ose jo të propozimit francez  por behet fjale a do vazhdoje maqedonia ne Be apo do të nderpritet procesi. Kete propozim do e marrim me seriozitet,aleanca për shqiptarët do të jetë pro integrimit. Pjese i propozimit francez është trajtimi i gjuhës identiteti. Me vjen mire qe të gjithë aktoret e politike jane shume të angazhuar per te ruajtur kete,” tha Sela.

Edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se propozimi ka mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Çështja më e rëndësishme, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë të siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave dhe prandaj janë njohur dhe pranuar nga BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja.”

Konsultimet e gjera për propozimin francez kanë filluar të premten, fillimisht me partnerët e koalicionit në Qeveri, dhe me pse me presidentin e vendit Stevo Pendaroski, të cilët tashmë tashmë janë shprehur pro.

Kryeministri Kovaçevski pati një takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski. Por për VMRO-DPMNE-në propozimi francez është i papranueshëm pasi gjuha maqedonase nuk është e garantuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!