“Aleanca për Ndryshim”, Nazarko: Basha duhet të sjellë figura të reja në listat e opozitës

schedule08:47 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:47 - 25 Shkurt, 2021

Analistit Mentor Nazarko në një intervistë të dhënë për ABC-në e Mëngjesit këtë të enjte ka komentuar krijimin e koalicionit opozitar “Aleanca për Ndryshim”.

Nazarko në fjalën e tij është shprehur se do të ishte më mirë që në këto zgjedhje të ishin emra dhe figura të reja sidomos në disa qarqe të mëdha.

Sipas tij ndryshimi në Kodin Zgjedhor ishte dhe një sfidë e re për partitë politike të cilat ishin mësuar me mënyrën e vjetër të sjelljes së tyre në një territor elektoral.

“Është rënë dakord me aleatët për vendet që duhet të kenë në listë dhe PD. Duhet  të supozojmë se PD-ja ka parë personat që kanë influencë në një qark të caktuar. Duhet të jetë bërë një listë paraprake dhe pse mund të ketë sërish pakënaqësi që do të dalin ditë pas dite. Unë jam partizan i rotacionit ndaj do të më pëlqente që të shikoja figura të reja në lidhje me  disa qarqe. Emrat nuk duhet që të caktohen nga pozicioni që ato mund të kenë brenda partisë, por duhet të jenë figura të reja. Unë do të doja që Basha të kishte kohë dhe të hartonte një linjë të re dhe të shënjonte erën e tij.

Opozita do të ishte mirë që të dilnin me një listë por partitë në vendin tonë janë mësuar me atë sistem zgjedhore dhe me ndryshimin e Kodit Zgjedhor prishi mënyrën se si partitë ishin mësuar që të sillen.

Përpjekja e Bashës për të krijuar frymën për ndryshimin, dhe mënyrën se si po bën opozitë ai po përpiqet që të tregojë se ai është në krye të opozitës dhe është një përpjekje e sugjeruar nga këshilltarët e tij, dhe ajo që ato kanë nxjerrë në pah është që të luhet me lodhjen e shqiptarëve duke parë një figurë në krye të vendit prej 8 vitesh.  Në këtë lojë të opozitës përfshijmë dhe zotin Meta si një lojtar”, ka thënë Nazarko./abcnews.al