Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit çon në Prokurori Këshillin Bashkiak dhe IMT: Fajtorët para përgjegjësisë

schedule21:58 - 8 Qershor, 2020

schedule 21:58 - 8 Qershor, 2020

Aleanca vijon betejën ligjore për të vënë para drejtësisë të gjithë personat që morën vendimin për të shembur Teatrin Kombëtar më 17 maj. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal, ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit.

Ata i akuzojnë për 3 vepra penale, Shpërdorim Detyre”, “Shkatërrimit të pronës”, “Shkatërrimi i veprave kulturore”.

Avokati Adriatik Lapaj tha se Këshilltarët Bashkiakë nuk kanë të drejtë ligjore të marrin vendim për shembjen e Teatrit, pasi është pronë publike.

“Rezulton që Teatri Kombëtar ka qenë detyrë e KKT-së për tu shprehur për miratimin e lejes së prishjes dhe lejes së ndërtimit. Të gjitha vendimmarrjet e mëpasshme pasohen nga shkeljet, të cilat janë shkelje zinxhir”, tha avokati Adriatik Lapaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,  ka depozituar deri më tani 5 kallëzime penale, në Prokurori, 3 prej tyre në SPAK.

Përfaqësues të Aleancës thanë se aty janë shkatërruar, rekuizitat dhe kostumet që kishin vlerë kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!