“Aldo Bare do të më vrasë’, Laert Haxhiu per mediat greke: Ofron 1 milion euro

schedule15:03 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 15:03 - 9 Dhjetor, 2023

Një milion euro për “kokën” e Laert Haxhiu. Në një shkrim të gjatë në “Esspressonews” renditen të gjitha krimet edhe faktet që ka kryer haxhiu, e që si pasojë e dërguan atë pas hekurave të qelive greke.

Mirëpo pas kërcënimeve të vazhdueshme që ka pasur nga mafiozi Aldo Bare, haxhiu kishte një kërkesë: me transferoni në një burg tjetër. Kërkesë kjo që u pranua nga autoritetet helene duke e dërguar atë nga Janina në burgjet e Koridhalos.

“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan shuma monetare për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar”  thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”.

Haxhiu ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka “pazare”  të hapura me organet greke. Ai është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij në territorin grek, të kryera në afërsi të stadiumit  Karaiskaki.

Hetimi për këto krime  është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar ende në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar./abcnews.al