“Aldi Rama duhet të ishte në burg, jo në rrugë”, misteri i lirimit të autorit të vrasjes së oficerit në Lezhë

schedule13:06 - 17 Shkurt, 2022

schedule 13:06 - 17 Shkurt, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga trupi gjykues në lidhje me lirimin nga burgu të Aldi Ramës, i cili vrau me armë zjarri policin Saimir Hoxha dhe më pas dhe veten.

Sipas burimeve të abcneës.al bëhet me dije se për 21 vjeçarin që njihej si një person me të shkuar problematike në Lezhë, dosja ishte dërguar për gjykim një ditë me vonesë duke bërë që ai ai të nxirrej nga qelia.

Ndër të tjera mësohet se shkak i kësaj vonese është bërë mungesa dhe numri i kufizuar i prokurorëve e cila dërgoi dhe në vonesën e hetimeve për rrjedhoje tejkalim të afatit të paraburgimit për 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili ekzekutoi me armë zjarri oficerin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha.

Ndërkohë nga një vonesë e tillë ka përfituar gjyqtari i Lezhës Artan Hajredinaj që veproj me shpejtësi dhe liroi nga qelia Aldi Ramen, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e kjo mase nuk e pengoi të lëvizte lirisht e të bëhej protagonist e një krimi të rëndë me viktimë një oficer policie.

Ndërkohë një ditë më parë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë të ndëshkojë me masë disiplinore prokurorët Milan Laskaj dhe Françesk Ganaj, në lidhje me 21 vjeçarin i cili në momentin e ngjarjes së rëndë duhet të ishte në qeli ose arrest shtëpie, por jo në rrugë.

Ngarkesa në punë për shkak të numrit të kufizuar të prokuroreve, solli vonesa në hetime e për rrjedhoje tejkalim të afatit të parburgimit për 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili ekzektoi me armë zjarri oficerin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha.Prokuroria e Lezhës e dërgoi çështjen për gjykim një ditë me vonese për të riun i cili ishte prangosur dhe vënë nën akuzë për posedim të lëndeve narkotike, pasi ju gjeten 13 gram drogë.Por kjo mjaftoj që gjyqtari i Lezhës Artan Hajredinaj të veproj me shpejtësi e të liroje nga qelia Aldi Ramen, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e kjo mase nuk e pengoi të lëvizte lirisht e të bëhej protaginist e një krimi të rëndë me vikimë një oficer policie.

Pas ngjarjes së rëndë u vu në lëvizje Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe pas hetimeve të kryera doli në konluzionin se nëse do ishin ndjekur proçedurat siç duhet i riu nuk do të ishte liruar nga burgu, pavarësisht se ishte kapur vetem me 13 gram lëndë narkotike dhe për këtë çështje i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masë disiplinore ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurorit të çështjes në fjalë.

Por vonesat në hetimin e çështjeve dhe në tejkalim të afateve në Prokurorinë e Lezhës apo insitucione të tjera të drejtësisë në vend nuk është diçka e re. Kjo ndodh për shkak të numrit të kufizuar të prokuroreve, ku nga 10 që duhet të jenë në organike aktualisht organi i akuzes në Lezhë ka vetëm 4 prokuror, çka do të thotë se 1 prokurori i duhet të trajtojë rreth 600 çështje në vit 3-fish me shumë së çdo normë njerezore dhe juridike. Kjo situata ka sjell ngarkese dhe kaos në punen e këtij institucioni dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësim organike deri tani nuk ka patur një reagim pozitiv për ti plotësuar këto vakanca”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /abcnews.al