Ka zgjatur për mbi tre orë ballafaqimi mes ish zyrtare Alda Klosi dhe sanitares Rozeta Dobi në prokurorinë e Tiranës.
Gazetari Ermal Vija, raportoi për ABC News, se si ish zyrtarja, Klosi ashtu edhe sanitarja Dobi I kanë qëndruara deklaratave të tyre të mëparshme.
Mësohet se sanitarja Rozeta Dobi është shprehur se 500 mijë eurot i mori në banesën e ish zyrtares Klosi në dhjetor 2022 me kërkesë të saj, duke i kërkar t’I fshihte për shkak të konflikteve që ajo kishte me bashkëshortin e saj.
Vetë ish zyrtarja nga ana tjetër e mohoi këtë deklaratë duke thënë se i janë grabitur vetëm 120 mijë dhe disa sende me vlerë, me pretendimin se ajo janë vjedhur nga sanitarja e saj.
Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish-zyrtaren e lartë në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës.
Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.