Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alcaraz, një fitore larg “majës”/ Tenisti spanjoll mund ta mbyllë vitin i pari në renditjen botërore

schedule12:34 - 12 Nëntor, 2025

schedule 12:34 - 12 Nëntor, 2025

Aq e vështirë sa nuk ia kishte marrë mendja. Karlos Alkaraz u detyrua të vuante për tri orë përballë amerikanit Tejlër Fric, në ndeshjen e dytë të Serisë Finale të tenisit në Torino, ndonëse në fund e shpëtoi kokën.

Numri 1 I botës vuajti në setin e parë të cilin e humbi me shifrat 7-6 dhe në taj brejk bindshëm 2-7. Reagoi në të dytin, edhe pse sërish ishte shumë rraskapitëse dhe përfundoi 7-5 për spanjollin.

Seti I tretë sikur ndryshoi dhe suksesi ishte mjaft më i lehtë 6-3.

Kjo ishte fitorja e dytë në grup për Alkarazin, i cili synon titullin në Torino, dhe po ashtu ka si objektiv të ruajë vendin e parë në renditjen botërore.

Për këtë do t’i duhet edhe një fitore, që mund të jetë gjithnjë në grup, ose në gjysmëfinalen e mundshme, dhe që do ta bënte të pamundur që rivali I tij I madh, Janik Siner, ta kalonte, edhe nëse shpallet kampion në Serinë Finale.

E tillë diferenca e pikëve dhe llogaritja e tyre në përfundim të turneut. Rivaliteti pritet tepër I ashpër, pasi Alkaraz dhe Siner janë në formë shumë të mirë, dhe kanë fituar nga dy Grand Sleme këtë vit.

Italiani është kampion në fuqi në Serinë Masters, që llogaritet baraz me Çmimet e Mëdha dhe ka gati dy vjet që nuk humbet në turnetë në salla të mbyllura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!