“Albumi i thashethemeve” të Stefan Çapalikut/ 160 faqe histori, satirë e foto fantastike

schedule10:24 - 13 Nëntor, 2023

schedule 10:24 - 13 Nëntor, 2023

Shkrimtari i njohur nga Shkodra, Stefan Çapaliku vjen pranë lexuesit me një krijimtari të re. Bëhet fjalë me romanin e tij të titulluar “Albumi i thashethemeve”, një libër tek i cili derdhen mjeshtërisht nga Çapaliku kujtimet e shumë personazheve të fëmijërisë.

Në prezantimin e romanit, Çapaliku tregon esencën e përmbajtjes, ku thotë se “ Në qytetin tim thjesht tregohet. Tregohet gjithçka. Në të tregohen jo vetëm ato ngjarje në të cilat kemi qenë dëshmitarë, por edhe ato në të cilat nuk ishim. Pra fjala “thashetheme” në qytet gjendet në të gjitha format e saj të mundshme”, thuhet në prezantimin e librit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Çapaliku tha se romani është një letërsi urbane, e cila nuk merret me thashethemet e këqija, por me kujtimet e bukura rreth personazheve të ndryshme.

“Përpiqem ta lë veten të lirë gjatë rrëfimit. Libri është shkruar në dy kohë. Zakonisht librat e mia shkruhen në një frymë. Unë s’mund të them shkodrane, unë them letërsi e qytetit, letërsi urbane. Letërsia ka qenë e fokusuar tek fshati, tek jeta urbane. Letërsia jonë është një letërsi që ka pasur një këmbë nga fshati, një nga qyteti.  Koha dhe vendi janë të lidhura bashkë, në rastin tim është Shkodra dhe periudha që e kam jetuar vetë për së gjallë, sepse mund të ketë dhe romane që vijnë nga kujtimet. Libri është shumë dashamires, nuk ekzistojnë thashethemet e këqija, ekzistojnë thashethemet e mira. Njerëzit i dhuronin njëri tjetrit fotografinë, i dhuronin imazhin, praninë, prezencën. Kjo ishte gjë e jashtëzakonshme, por sot ka humbur fare. Kjo e ka origjinën në Greqinë e Lashtë”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!