ALBSIG vendos standarde të reja/ Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, 1.5 milionë euro kompensim i shpejtë

schedule15:47 - 22 Maj, 2024

schedule 15:47 - 22 Maj, 2024

ALBSIG, një kompani e Grupit Kastrati, ka treguar edhe një herë angazhimin për zgjidhjen e shpejtë duke disbursuar një kompensim prej 1.5 milionë eurosh për dëmet e shkaktuara nga zjarri katastrofik në një qendër tregtare në Lushnje.

Zjarri, shkaktoi kaos në aspektin financiar në qytet, por megjithatë nuk u shënua asnjë viktimë.

“Unë jam jurist i metropol center, ku në datën 23 u përfshi nga flakët. Momentet e para kanë qenë kritike pasi qëndra ka qenë e mbipopulluar. Një pjesë e objektit ka qenë e shoqëruar nga Albsig, ku përfaqësues të saj kanë qenë prezent q ënë momentet e para. Shprehim mirënjohjen për Albsig.” tha Lorel Feracaku Jurist i Qendrës Tregtare Metropol

“Dëmi në qendrën Metropo ishte i përmasave të mëdha, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Albsig edhe këtë herë ishte përgatitur për dëmshpërblimin e dëmit. Menjëherë është bërë pagesa 300 mijë euro.” u shpreh Dritan Kastrati Zv. Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG.

Pavarësisht se fatura e plotë e kompensimit e tejkalon 4 milionë euro për vetëm dy incidente në tre muajt e fundit, Albsig I ka shlyer brenda afateve të premtuara duke treguar vendosmëri në ruajtjen e besueshmërisë dhe korrektësisë ndaj klientëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!