Albin Kurti zgjedh Shqipërinë për vizitën e parë si kryeministër

schedule14:03 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:03 - 7 Shkurt, 2020

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka zgjehdur që vizitën e parë zyrtare ta zhvillojë në Shqipëri. Informacionet bëjnë me dije se kryeministri i Kosovës do të vijë në Tiranë më  11shkurt, ku di të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore.

Vizita e Kurtit në Shqipëri, është konfirmuar pas takimit që ai zhvilloi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

“Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!