Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar së fundmi presidenten e sapo zgjedhur Vjosa Osmani.
Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria e tij tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re” në Kosovë.
“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.
“Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tej.
Kujtojmë se Vjosa Osmani arriti të sigurojë 71 vota duke u zgjedhur kështu Presidente e Kosovës. E.L/abcnews.al/