Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sopranon Inva Mula. Të dy kanë diskutuar për avancimin e profilit operistik në Kosovë dhe të institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës.
Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.
Kryeministri Kurti siçraportojne mediet kosovare, tha se do t’i përkrahë artistët dhe artin si dhe do të zhvilloi infrastrukturën e nevojshme për ta.