Albin Kurti “sfidon” autorët që sulmuan me vezë zëvendësin e tij: Del në këmbë rrugëve të Prishtinës

schedule16:31 - 23 Shkurt, 2020

schedule 16:31 - 23 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka zbuluar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë ditën e sotme.

Reagimi i kryeministrit vjen pas incidentit që ndodhi me zevëndësin e tij Avdullah Hoti, i cili u qëllua me vezë në shenjë revolte për mos heqjen e taksës me Serbinë.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete, sa herë që është e mundur.

Ditën e djeshme teksa ishte duke ecur në rrugë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, u sulmua me vezë nga disa qytetarë.

Kujtojmë se në ditët e fundit ndaj qeverisë së Kurtit janë shtuar presionet për heqjen e taksës, ndërkohë që numri 1 i qeverisë kosovare është shprehur se ajo do të pasohet me marrëdhënie reciprociteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!