Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

schedule07:29 - 23 Qershor, 2021

schedule 07:29 - 23 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me presidentin Macron.

Kurti do të pritet në orën 19:30, në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./abcnews.al