Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e babait

schedule10:35 - 8 Korrik, 2021

schedule 10:35 - 8 Korrik, 2021

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjes së tij, për vdekjen e babait Fazli Veseli.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se Kurti ka thënë se lajmin e ka marr me keqardhje të madhe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.

Babai i Kadri Veselit, ndërroi dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Në ceremoninë e varrimit s’ka mundur të marrë pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!