PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurti, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja.
Ish-ambasadori, Bernard Nikaj, u shpreh në “Ballkan Update” se ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë më vlerë dhe ligji shtoi ai nuk mund të interpretohet sipas dëshirave të kësaj partie.
“Ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë më vlerë”, tha ai.
Ai komentoi dhe “grackën” ruse në të cilën ra kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, kjo ngjarje tregoi dështimin total të të gjithë aparatit të qeverisë Kurti.
“Është dështim total të të gjithë aparatit të qeverisë Kurti. Fatkeqësia më e madhe është se u shpërfaq një nivel kaq i ulët diplomatik, një narrativë përbuzëse”, theksoi ai.
Ne video, teksa qëndron serioz dhe plotësisht i fokusuar ne bisedën qe ai mendon se po e realizon me presidentin e Letonisë Edgar Rinkevics, Kryeministri Kurti flet për dezinformimin, per luftën hibride dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe Amerikën, por ne fakt Albin Kurti ka rene pre e një rrengu te dy komedianeve te famshëm ruse, Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov./abcnews.al