Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfrytëzuar fashën orare të vendosur për qytetarët për të bërë pazaret.
Ai ka ndarë foto në rrjetet sociale ku shfaqet me maskë dhe doreza duke bërë blerje të produkteve ushqimore, ku falënderon të gjithë punonjësit e këtij sektori që kanë qëndruar në shërbim të konsumatorëve.
“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.
I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, shkruan Kurti./abcnews.al