Kurti: Draft-statuti ishte i papajtueshëm me Kushtetutën tonë. Ja çfarë propozova

schedule22:35 - 2 Maj, 2023

schedule 22:35 - 2 Maj, 2023

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit në Bruksel u shpreh se e ka dëgjuar, ka parë, dhe ka lexuar draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, ndërsa tha se një draft i tillë ishte i papajtueshëm me kushtetutshmërinë.

Para mediave, shefi i qeverisë Kurti theksoi se ka propozuar një draft , të cilin ai e ka quajtur “draft-vizion” mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

“Në këtë takim pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimi tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Me këtë rast unë propozova një draft vizion si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, theskoi ai.

Liderët e dy shteteve, Kurti-Vuçiç, miratuan sot Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel. Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!