Albi Nako zbulon temën e kërcimeve, ndahet mes Elvana Gjatës, Britney Spears dhe Rihannës

schedule18:55 - 30 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 30 Nëntor, 2021

Këtë të martë, profesor Albi Nako ka treguar se cila do të jetë tema e kërcimeve, pasi caktoi sfidat mes fëmijëve. Ai ka bërë me dije se kryefjala janë imitimet e personazheve të njohur nga Rihanna, Britney Spears te Michael Jackson.

Sakaq, nuk kanë munguar as personazhet shqiptarë si Mimoza “llastica”, Tomka me shokët e tij deri te këngëtarja Elvana Gjata. Më tej, fëmijët kanë bërë përpjekjet e para për të vërejtur se sa i afrohen personazheve të tyre.

Në fund, Albi nuk ka nguruar të urojë për ditëlindje trajnere Dorin, duke e surprizuar.

/abcnews.al