Sot do të njihemi me sfidat e finalistëve. Profesor Albi Nako dhe trajnerja Dori kanë nisur provat me të gjithë fëmijët një nga një. Ata kanë performuar së bashku, duke përmirësuar edhe gabimet e vogla që mund të kenë krijuar nga lodhja.
Provat kanë vijuar në mënyrë intensive në palestrën e dance reality show “T’ka mami yll”, madje deri në orët e vona. Mesa duket askush nga fëmijët nuk ka ndërmend të dorëzohet deri në fund.
Kjo finale përveç emocioneve, premton një spektakël që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Le të presim se kush do të zgjidhet fituesi i madh i edicionit të parë të “T’ka mami yll”.
/abcnews.al