Mbrëmja e kësaj të shtune është mbyllur me shumë emocione në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Kjo pasi askush nga fëmijët nuk është eliminuar.
Fillimisht liderja e skuadrës së kuqe Kejsi ka shpëtuar Fionës dhe Aroni ka kaluar automatikisht në nominim me Tadean dhe Sindin e skudrës blu.
Më tej, profesor Albi Nako, njëherazi dhe kryetar i jurisë ka bërë të ditur se kjo sfidë do të kalojë për të shtunën e ardhshme dhe si pasojë do të ketë dy eliminime.
“Unë kam marrë një vendim tani, që ju të tre nuk do të bëni sfidë sot për eliminim dhe këtë sfidë do ta bëni në fillimin e javës që vjen. Edhe një nga ju të tre do të eliminohet, si kundërse në vazhdimin e programit javën që vjen do eliminohet edhe një tjetër jashtë treshes tuaj”, u shpreh Albi. l.k/abcnews.al