Llapi mposhti me rezultatin 1-0 ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit në Kosovë, Albi Mall Superliga, me vendasit, të cilët në fakt ia dolën vetëm në limitet e kohës pasi golin e gjetën në minutën e 92′-të falë realizimit të Krasniqit.
Falë këtij trepikëshi, Llapi ngjitet në vendin e dytë me 58 pikë, po aq sa Drita e vendit të tretë ndërsa në krye është Ballkani me dy më pikë më shumë e sa i takon Fushë Kosovës, kjo skuadër renditet në vendin e nëntë me 20 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Malishevës. Heroi për kryeqytetasit ishte Hyseini që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57′-të. Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të pestë, ndërsa Malisheva mban katërt me 52 pikë. /i.m /abcnews.al