Albi Alla rikthehet në Superiore, firmos me Laçin për dy vite

schedule23:14 - 15 Gusht, 2022

schedule 23:14 - 15 Gusht, 2022

Albi Alla është zyrtarisht pjesë e Laçit, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për 2 vite me bardhezinjtë.  “KF Laçi njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin Albi Alla për 2 sezone.

29-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë. I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi. Para Laçi”,  njofton klubi kurbinas.

Alla do të jetë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes bardhezi, që gjatë kësaj vere humbi emra si Malota dhe Ignjatovic. /abcnews.al