Tirana po tenton të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe lojtari më i lakuar kohët e fundit ka qenë Arlind Ajeti, lojtari i kombëtares i cili që në verë nuk luan në asnjë ekip.
Tanimë në skenë është rikthyer një tjetër emër i njohur. Bëhet fjalë për Albi Allën, mbrojtësin që në Shqipëri është aktivizuar me Bylisin, Kukësin dhe Flamurtarin. Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, Allën ia kanë ofruar Tiranës.
LUFTËTARI – Gjirokastritëve i është bllokuar merkatoja dhe nuk mund të bëjnë përforcime. Në klubin bluzi janë të bindur se kjo çështje do të zgjidhet dhe ata do të mund të federojnë lojtarë këtë muaj.
Braziliani Marc Aurelio, i cili ka fituar gjyqin në FIFA me Luftëtarin, ka folur së fundmi teksa tregon se klubi i Superiores nuk ka dashur ta paguajë. “Luftëtari nuk donte të më paguante”, ky është një nga titujt e të përditshmes “Panorama Sport”. / abcnews.al