Albert Krasniqi bëri për spital ish-gruan, para vrasjes sulmoi të atin që i kërkoi të dorëzohet

schedule22:15 - 27 Janar, 2021

schedule 22:15 - 27 Janar, 2021

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë, ka qenë në kërkim nga policia. I njohur si menaxheri i Vip-ave, Krasniqi kërkohej pasi kishte dhunuar ish bashkëshorten e tij, Besa Gashin.

Mediat në Kosovë, duke iu referuar burimeve raportojnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici pasi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Lexo edhe: Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës, kush është i riu që u vra sot nga babai

Ai kërkohej nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj Gashit, me të cilën ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Çifti i kishte dhënë fund martesës ditët e fundit ndërsa duket se marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë. Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

Po ashtu i ai ishte i njohur edhe për lidhjet e tij me personazhet e showbizz-it në Shqipëri dhe Kosovë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!