Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Albatros Rexhaj: Veprimi i Spiropalit ka pasoja, duhet ta kishte menduar deri në fund

schedule20:30 - 24 Mars, 2026

schedule 20:30 - 24 Mars, 2026

Elisa Spiropali mungoi në seancën parlamentare që u zhvillua për imunitetin e deputetes Belinda Balluku.

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla u shpreh se “do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar”, kur u pyet në lidhje me mungesën e Spiropalit në votimin për dhënien ose jo të autorizimit për kërkesën e SPAK.

Pas kësaj ka ardhur edhe një reagim nga vetë Elisa Spiropali e cila ka theksuar rëndësinë e konsultimit dhe vendimmarrjes së përbashkët.



Analisti Albatros Rexhaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se veprimi i Spiroplait ka pasoja dhe se më qëndrimin e saj të fundit, ajo tregoi se mungesa në seancë ishte e qëllimshme.

“Në momentin kur ajo ka dalë prej rreshti edhe pse e respektoj si vendim, por kur del prej rreshti ajo ka pasoja. Unë Elisën e njoh mirë, por hapat duhen menduar deri në fund. Pra nëse ajo mendon t’i shkojë deri në fund edhe pala tjetër do t’i shkojë deri në fund. Ajo deri sot tregoi se mospjesëmarrja ka qenë e menduar. Ajo tregoi që doli prej rreshti”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!