Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e katër banesave.
Sipas mediave italiane 4 shqiptarët nga mosha 22 deri në 37 vjeç, kacavirreshin nëpër muret e banesave, dhe hynin në dhoma përmes ballkonit, ku edhe kryenin vjedhjet e tyre spektakolare.
Hetimet kanë nisur me identifikimin e njërës prej makinave të grabitura në një nga banesat. Një nga të arrestuarit ishte marrës i një mase paraprake të mëparshme për tentativë vrasje në lidhje me një grabitje shtëpie të kryer në korrik 2021.
/Abcnews.al/