“Albania Dance Meeting Festival” ka arritur edicionin e 15-të por për shkak të pandemisë këtë vit po zhvillohet ndryshe nga herët e tjera. Koreografi Gjergj Prevazi i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” tha se ky edicion për shkak të situatës është zhvilluar online përsa i përket programit video dance, megjithatë disa shfaqje janë mbajtur në hapësira jashtë.
“Na është dashur që gjithçka ta zhvillojmë online nëpërmjet publikimeve të disa videove dance, një nga zhanret bashkohore të dance të cilët e aplikuam dhe e përshtatëm për këtë edicion. Ndërkohë menduam që sadopak ta prekim audiencën shqiptare në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe gjykuam që të ftojmë disa autorë, koreografë, kompani me shfaqjet e tyre por duke i shfaqur nëpërmjet ekraneve në ambiente publike. Mbrëmë tek Reja u shfaqën 6 ekstrakte të shfaqjeve nga 15-20 minuta.
Një aspekt i festivalit që nuk e kemi humbur kanë qenë workshopet që kemi mbajtur me studentët. Nuk kemi dashur ta humbim këtë, sivjet kemi organizuar disa minikonferenca online me profesionistë dhe koreografë për tematika të ndryshme në formë të bashkëbisedimit mbi konceptet bashkëkohore në shërbim të asja që ne kemi principin e parë të festivalit që është njohja sa më e mirë dhe e madhe gjeografikisht në Shqipëri me një formë arti bashkëkohor kaq të njohur sot.”, tha Prevazi. /abcnews.al