Albani publikoi këngën e tij më të re, Miriami ka “dy fjalë” për të publikisht

schedule15:35 - 15 Mars, 2021

schedule 15:35 - 15 Mars, 2021

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur, Alban Skënderaj publikoi projektin e tij më të ri muzikor, “Kush ta ndien ty aromën”.

Për instrumentalin e kësaj kënge është përkujdesur producenti Lorenc Aliaj, ndërsa për melodinë dhe tekstin ka punuar vetë Albani, kurse për klipin u përkujdes Ajola Xoxa dhe Alexander Krstevski.

Kjo këngë u prit aq mirë nga fansat e artistit, sa përveç komplimentave për tekstin e veçantë, mori edhe shumë përgëzimi lidhur me videoklipin ndonëse fare të thjeshtë, po të mbushur me detaje.

Ajo që nuk ka nguruar të shpreh mbështetjen publike për Albanin është bashkëshortja e tij, Miriam Cani, e cila me vetëm “dy fjalë” ka thënë gjithçka.

“S’ka të dytë si ti”, ka shkruar Miriami krah videoklipit, duke nënkuptuar shumë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!