Fotoja e flamurit autokton që Dua Lipa shpërndau në profilin e saj në Instagram ka ngjallur reagime të shumta nga serbët dhe menjëherë vërshuan komentet se Kosova është pjesë e territorit të tyre. Mes shumë artistëve që mbështetën Dua Lipën, ishte dhe moderatorja Albana Osmani, e cila nuk ka nguruar t’ju përgjigjet komenteve të tyre që kanë bërë në profilin e saj në Instagram.
“Largohuni paqësisht nga profili im. Nuk mund ta ndryshoni historinë. Kosova është Kosovë dhe është zemra e Shqipërisë. Me mirësjellje po ju kërkoj të mos më shkruani më mesazhe.”, ka shkruar ndër të tjera moderatorja.
Mirëpo, moderatorja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo e ka postuar një foto teksa bën simbolin e shqiponjës me duar, krahas së cilës shkruan: “E shoh bashkë tokën e te parëve. E shoh me fusha plot lule e të mbushura me fëmijë! E shoh në Europë krejt bashkë, dhe të rrethuar me dashni! @dualipa Askush nuk mund ta ndryshojë historinë.”. /abncews.al/