Albana Nanaj rrëfehet në “Real Story”: Namibia, vendi që më ka surprizuar për mirë. Ja ku jam ndjerë në rrezik

schedule20:26 - 27 Nëntor, 2023

schedule 20:26 - 27 Nëntor, 2023

Albana Nanaj, është autore e programit “Check in”, e ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla në ABC News tregoi vendin që i ka lënë më shumë mbresa dhe vendin ku është ndjerë në rrezik. Ajo tha se ka vizituar rreth 20 vende afrikane por Namibia ka qenë shteti që e ka surprizuar për mirë.

“Kam vizituar 18 vende në Afrikë dhe Namibia më ka surprizuar për mirë. Është ai vendi i Afrikës ndryshe, që të thërret, ndihesh mirë. njerëzit shumë ndryshe nga anët e tjera të Afrikës shumë mikpritës. Me turizmin të sjellshëm. Shpeshherë në Afrikë të ndodh që ke bezdisjen e njerëzve. I vetmi vend afrikan që t’i del natën lirshëm pa asnjë lloj problemi.“, theksoi ajo.

Ajo shtoi se rrezik ka ndjerë në Indi.

“Nuk jam frikacake në përgjithësi. Në Indi kam pasur një moment që jam ndjerë e rrezikuar. Duke shkuar në Jaipur, do të spostoheshim në një fshat. Ishim unë, dhe ekipi i xhirimit dhe shoqëroheshim vetëm nga një shofer indian. U futëm në disa fshatra që kishte një dyndje njerëzish pa fund, që të vinin tek makina dhe nuk kishte asnjë ndriçim, asgjë. Aty më zuri pak paniku. Thashë me të ndodhur ndonjë gjë, me të vërtetë…aty jam ndjerë e rrezikuar. Ku nuk jam ndjerë mirë ka qenë Kameruni. Me njerëzit, me çfarë më rrethonte, gjithë kohës isha e kujdesshme në çdo lëvizje që bëja.“, theksoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!