Alma Cani në vend të Ficos në QSUT/ Koçiu: Vënia në punë e urgjencës, detyra e parë e drejtoreshës së re

schedule14:34 - 25 Mars, 2024

schedule 14:34 - 25 Mars, 2024

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka prezantuar Alma Canin si drejtoreshën e re të QSUT, pas largimit të Albana Ficos.

Para emërimit, Cani ishte nëndrejtoreshë teknike në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Koçiu u shpreh se puna në urgjencën e QSUT vazhdon normalisht dhe se po punohet ende në pjesën kur ra zjarri më 11 shkurt.

Sipas saj, drejtoresha e re do ta ketë me përgjegjësi maksimale urgjencën e QSUT dhe se vënia në punë e saj do të jetë detyra e parë e drejtoreshës së re.

“Nuk është ndaluar shërbimi ndaj qytetarëve. Puna në urgjencën e QSUT po vazhdon normalisht, aty ku nuk ka pasur dëmtime. Jemi duke punuar. Drejtoresha më pas do ta ndjekë me përgjegjësi maksimale. Unë do të shkoj të prezantoj drejtoreshën”, theksoi ministrja ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!