Këngëtari i mirënjohur i muzikës pop Alban Skënderaj gjatë turit të tij të koncerteve Live, është ndalur këtë javë edhe në Jug, ku është kapur nga gazetarja jonë e Edicionit Veror Genta Hodo. Në një rrëfim për gazetaren Genta Hodo, pas spektaklit këngëtari rrëfeu për projektet, arritjet, sukseset, jetën familjare, por edhe sfidat në këtë fazë të jetës së tij artistike.
Gazetarja: Këtë verë me 3 hite ke pasur një bashkëpunim me Mc Kreshnën, Noizin, Dj Sardin, etj. Mendon se je kthyer në faktor kyç që siguron suksesin për shumë artistë?
Alban Skënderaj: S’e di unë mundohem të frymëzoj me muzikën time dhe me mënyrën si e trajtoj muzikën dhe sesi menaxhoj veten. Shpresoj që të jem një model i mirë në kuptimin instiktiv që muzika jep. Shpresoj që kjo që thua ti të jetë disi e vërtetë, të ketë ku të bazohet e frymëzohet një artist i ri. Megjithatë unë eksperimentoj, nuk rri gjithmonë në këndin tim të rehatshëm. Kam dëshirë të ngacmoj me një temë, qoftë sociale e veçantç, jo diçka që vjen e ikën, por që përfaqëson diçka.
Gazetarja: Konsiderohesh një artist popi i mirë që mbush pub-et. Çfarë mund të vijnë më pas? Çfarë duhet të fitosh?
Alban Skënderaj: Vitet kalojnë dhe sfidat bëhen edhe më të mëdha, duket sikur është e kundërta, sikur ti në karrierën tënde kosnsolidohesh e rehatohesh, por në të vërtetë presioni është më i madh sepse ti kërkon gjithmonë risinë, kërkon të rinovohesh si artsit, kërkon të mos jesh i lodhshëm, i bezdisshëm, i përsëritshëm, kështu që sfidat bëhen më të mëdha. Megjithatë unë jam i lumtur me çka kam arritur deri tani, suporti ka qenë maksimal dhe dedikimi im ka qenë maksimal dhe shpresoj në këtë fazë të jetës sime të vazhdoj me këtë hap dhe këtë ritëm, dhe të menaxhoj kohën. Ky është goli më i madh për çdo artsit që është në fazën time që ka 15 vjet që bën muzikë. Është të menaxhosh kohën dhe t’i dedikosh kohën e duhur muzikës, fansave dhe familjes.
Gazetarja: Edhe Amelisë së vogë, më fol pak për të?
Alban Skënderaj: Ameli është një vajzë shumë e shkathët, kreative, e do muzikën që në hapat e saj të parë.
Gazetarja: I këndon këngët e tua?
Alban Skënderaj: I këndon të miat, të Miriamit, këndon në përgjithësi, është shumë e talentuar te kjo pjesë, nuk besoj se do e ketë problem, shumë shpejt do të dijë të këndojë. Gjithsesi zgjedhtjet do të jenë të saj, une nuk e di çfarë do bëjë dhe sa do e tërheqë muzika, për mua si baba është thjesht fëmija im, lumturia jonë, ajo që na jep energji e motivim.
Gazetarja: Miriami, do sillni një bashkëpunim përsëri bashkë?
Alban Skënderaj: Kemi dëshirë, por jo baladë, duam të bëjmë një këngë tjetër, të testojmë pak veten, diçka tjetër të dalim nga “comfort zone”, diçka më të përditësuar, por gjithmonë brenda natyrës sonë, brenda teksteve tona e këndimit tonë.
Gazetarja: Keni ardhur nga një periudhë disaditore pushimi në Como? Ishit atje në një dasëm shumë të mediatiazuar. A ia dedikuar njëri – tjetri kohën, apo dasmës?
Alban Skënderaj: Ne ishim atje për respekt të çifit, por patjetër atë ditë që patëm, e patëm të plotë edhe për vete.
Gazetarja: Ishte Ameli me ju?
Alban Skënderaj: Jo sepse ishte shumë shkurt dhe një fëmijë në atë moshë vetëm stresohet, lodhet dhe nuk shijon dot asgjë as ai, as ne. Por ishte një udhëtim shumë i bukur, po shumë i shkurtër, se unë jam në kulmin e aktiviteteve. Ishte një ditë e mbrëmje shumë e bukur dhe të gjithë u frymëzuam nga atmosfera që u krijua. /abcnews.al