Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj janë dy këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Ndër vite, ata kanë sjellë për publikun një sërë këngësh, që padyshim janë kthyer në hite.
Ata kanë marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme që kanë rezultuar në fitore dhe janë vlerësuar me çmime të rëndësishme. Duke qenë se nuk i kemi parë kurrë bashkë me një projekt, është krijuar ideja e një “rivaliteti të përbetuar” mes tyre.
Ka qenë Albani, i cili teksa ka ndarë me ndjekësit një foto së bashku me Florin, duke bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim. “Kënga që do bëhet do bëhet, por kush do e kompozojë“, ka shkruar Albani krahas postimit.
Ndërkaq, edhe Flori ka ndarë foto me Albanin, dhe mesa duket super hiti do të vijë më shpejt seç e kishim menduar. /abcnews.al/