Alban Hoxha nuk është më “dem”, çfarë ka ndodhur te Partizani

schedule14:56 - 10 Qershor, 2020

schedule 14:56 - 10 Qershor, 2020

Alban Hoxha duket se do të largohet nga Partizani. Kapiteni i të kuqve u la në stol në sfidën kundër Kukësit, me trajnerin Adolfo Sormani që preferoi titullar mes shtyllave Aldo Teqjan. Ky vendim, nuk i ka pëlqyer aspak gardianit kuqezi dhe siç raporton “Procesi Sportiv”, ka kërkuar largimin.

Gjithashtu, burime për ABC News, konfirmojnë se kontrata i ka mbaruar në 31 maj. Klubi i Partizanit i ka ofruar kontratë me ulje page, por Hoxha ka refuzuar rinovimin.

Menjëherë, tre skuadra janë vënë pas firmës së tij. Prishtina në IPKO Superliga është një nga skuadrat e interesuara, si dhe Tirana e Kukësi në Superiore. Gardiani 32 vjeçar luan që nga sezoni 2013/14 te Partizani, aty ku u transferua nga ekipi i Besa e Kavajës.

Gjithashtu, raportohet se Alban Hoxha ka dhe disa ditë që nuk stërvitet me skuadrën e Partizanit. Hoxha prej vitesh grumbullohet dhe me kombëtaren e Shqipërisë (që nga viti 2015)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!