Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, foli menjëherë pas fitores kundër Laccit për Supersport. Pasi analizoi takimin e sotëm dhe sezonin në tërësi të Partizanit, Hoxha foli dhe për të ardhmen e tij.
“Në emër të ekipit, dua t’i shpreh ngushëllime Olsi Ranxhit, që ka humbur babait. Në këtë stadium kemi pasur probleme. Kemi bërë ndeshje të mira, por fati nuk ka qenë me ne.
Në futboll duhet të kesh 1-2 ndeshje të lehta që të rregullosh anën psikologjike. U rritëm moralisht. Erdhi ndeshja sot që ishte e rëndësishme për ne dhe e fituam.
Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur problemin që e lëshojmë ndeshjen. Shthuremi gjatë lojës, e humbim kontrollin, kemi pësuar gola që nuk duhet t’i pësonim. Duhet ta punojmë këtë pjesë që mos na ndodhi në ndeshjet në vazhdim.
Në 7 vjet që unë kam këtu, kemi pasur një mënyrë loje, mbronim mirë dhe kemi pasur kundërsulmin shumë të rrezikshme. Këtë duhet të aplikojmë. Ekipet kanë vështirësi të shënojnë, e rëndësishme është të mos pësosh. Minutat e para e filluam në sulm, duke parë edhe vapën, filluam po mbroheshim mbrapa dhe të shfrytëzonim kundërsulmet.
Unë jam akoma nën kontratë deri në fund të kampionatit. Akoma nuk kam rinovuar. Jemi në bisedime. Jam konktaktuar nga shumë klube, por nuk mund të them asnjë emër.
Nuk është Partizani që ka qenë vjet. Shpenzimet janë bërë. U morën lojtarë që në fillim u menduan që do të ishin shpëtimtarë. U morën Brown, Boldor, Solomon. Klubi shpenzoi, megjithatë nuk doli ashtu siç pritej. Futbolli prandaj është i paparashikueshëm.
Vjet e nisëm shumë me modesti. Nuk fliste njeri për kampion, fati na mori ndryshe. Kurse këtë vit na mori ndryshe. Në 7 vjet, hiq vit me Iulianon, ky është viti i dytë më i dobët për Partizanin. Mund të fus shumë faktorë. Shpresoj që të kapim kupat e Europës dhe diçka të ndryshojë.
Nuk mund të përgjigjem për interesimin e Tiranës. Para 3 javësh u tha e u stërthanë shumë gjërat. I marrin llafet e kafeneve i transformojnë. Të përqendrohemi te ndeshjet, kjo është e rëndësishme”, u shpreh Hoxha./abcnews.al