Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e konsideron tepër të rëndësishme ndeshjen ndaj Turqisë për kualifikimin në kampionatin europian. Tekniku beson se lojtarët e fazës sulmuese janë një garanci për kombëtaren A.
Kombëtarja e Shpresave e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndaj Turqisë në datën 7 Qershor takimin e tretë kualifikues të kampionatit europian si dhe janë programuar dy miqësore kundër Uellsit.
Në listën e të grumbulluarve ka risi pasi janë plot 8 futbollistë që kanë marrë ftesë për herë të parë. Për tre ndeshjet e radhës, trajneri Alban Bushi ka ftuar edhe mbrojtësit Ndrecka nga Kievo që luan në Serie A.
Në lidhje me duelin ndaj Turqisë, trajneri i shpresave Alban Bushi e konsideron tepër të rëndësishme për pozitat ku ndodhet aktualisht skuadra. Trajneri vijon më tej duke pranuar problemet që ka skuadra dhe mungesat e shumta ndërkohë që beson se lojtarët e fazës sulmuese janë e ardhmja e kombëtares A./ABC News Albania 24/7

