Alban Bushi: Ky është viti i Tiranës, duhet përgëzuar trajneri Egbo

21:53 | 27/02/202021:530

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ditën e djeshme ka ndjekur finalen e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarë. Triumfoi Tirana kundër Partizanit dhe Bushi sigurisht që u gëzua për këtë, sikurse edhe dëshiron shumë që edhe nesër bardheblutë të triumfojnë në derbin që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Bushi vlerëson mënyrën se si luan Tirana dhe përgëzon edhe trajnerin Emanuel Egbo për punën e bërë në krye të skuadrës kryeqytetase. I pyetur nga Supersport gjatë ndeshjes së djeshme për fituesin e derbit, ish-sulmuesi jep mendimin e tij.

“Është viti i Tiranës. Shpresoj të fitojë Tirana. Ka qenë nga klubet që e kam ndjerë shumë dhe më ka sjellë këtu ku jam. Shpresoj të jetë viti i titullit. Më pëlqen si luan. Egbo është për t’u përgëzuar për lojën që bën ekipi. Tirana luan mirë dhe nuk është vetëm çështje fati”, ka deklaruar Bushi mes të tjerash. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono