Alban Beqiri: Emocion të ngresh flamurin shqiptar

schedule17:32 - 9 Nëntor, 2021

schedule 17:32 - 9 Nëntor, 2021

Boksieri shqiptar Alban Beqiri mori pjesë në kampionatin Botëror të boksit i cili u zhvillua në Beograd, Serbi.

Beqiri realizoi një kampionat perfekt duke fituar dhe një medalje bronzi. Rrugëtimi i tij përfundoi në gjysmëfinale ku humbi ndaj boksierit nga Rusia. Boksieri ynë nuk ishte në formën e tij më të mirë sepse e shoqëronin disa dëmtime por ai nuk u dorëzua dhe u ndesh edhe pse me shqetësime fizike.

Alban Beqiri bëri krenar një popull të tërë me performancën e tij dhe madje kur mbërriti në Tiranë u prit nga shumë dashamirës duke brohoritur emrin e tij. Ai sot është pritur nga presidenti i KOKSH , Fidel Ylli.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses . Me pak mbështetje dhe suport mund të kemi arrtije më të mëdha në boks”, u shpreh Beqiri./h.ll/abcnews.al