Alba: Sot meritonim fitoren, mundim Sllovakinë dhe sigurojmë kualifikimin

schedule23:22 - 19 Qershor, 2021

schedule 23:22 - 19 Qershor, 2021

Spanja dështoi sërish të fitojë dhe sot u ndal në barazim 1-1 me Poloninë dhe vuri në rrezik kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Njeriu i ndeshjes u shpall Jordi Alba, me yllin e Barcelonës, që ishte optimist për sfidën e fundit me Sllovakinë.

“E merituam të fitonim, siç ishte edhe në ndeshjen e parë në Europian, ndaj Suedisë. Na mungoi fati sepse kishim mundësinë të shënonim disa gola. Krijuam shumë intensitet dhe e dinim ç’të bënim në çdo moment.

Duhet të bëjmë shumë më mirë në ndeshjen e tretë. Jam i sigurt se me punën ne do e kthejmë rezultatin në anën tonë dhe do marrim disa fitore. Mendoj se po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin”, u shpreh Alba. /abcnews.al