Alarmoi policët për bombë në Gjykatë, arrestohet 51-vjeçari grek: E bëra për shaka

schedule08:35 - 12 Nëntor, 2022

schedule 08:35 - 12 Nëntor, 2022

Policia greke ka arrestuar një person, i cili ditën e djeshme kishte bërë një telefonatë ku jepte alarmin për bombë në Gjykatë.

Telefonata e bërë mëngjesin e djeshëm nga një burrë i panjohur ka shqetësuar të gjithë ata që ndodheshin në atë moment në Gjykatë, dhe policia ka evakuuar menjëherë zonën, ndërsa qentë e trajnuar posaçërisht kanë kërkuar në vendngjarje për ndonjë mjet shpërthyes.

Në fund telefonata rezultoi një mashtrim dhe sipas informacioneve, pak orë më vonë, Policia e Chania ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet se ka kërcënuar dhe prishur seancat gjyqësore.

51-vjeçari ka deklaruar se po bënte shaka, shkruan protothema. 

Dy javë më parë, incidente të ngjashme ndodhën në Chania, në Muzeun Arkeologjik dhe në një supermarket.

Duhet theksuar se shaka të tilla në Heraklion kanë ndodhur edhe në fund të tetorit kur një grua paralajmëroi ekzistencën e një bombe./Abcnews.al/