Valixhja e “dyshimtë” që ishte lënë mëngjesin e së dielës në qendër të Fierit rezultoi të ishte bosh. Dyshohet se valixhja është lënë në trotuar nga punonjësit e bashkisë që pastrojnë qytetin gjatë natës.
Policia u njoftua rreth orës 10:30 se në lagjen “Apollonia”, në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë në vendngjarje ndërsa forcat xheniere kryen veprimet e mëtejshme. /abcnews.al/
NJOFTIMI
Fier
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.” /abcnews.al/